Minister Harbers - Visit to Albania April 2019.

Dutch minister for migration Mark Harbers

Tirana, Albania, April 8th 2019

Press Statement English

• On behalf of my delegation I would like to thank minister Lleshi and deputy minister Rovena Voda for the excellent reception today;
• This is my first visit to this beautiful country, which many of my fellow countrymen know from the peace-mission of the famous major Thomson, just after your independence in 1914. Certainly, for some of my delegation members and I, Thomson’s mission is of particular appeal. Just like Brigadier General Marty Messerschmidt, Thomson was a senior officer of our Gendarmerie, the Royal Netherlands Marechaussee. And just like me, Thomson was a former member of parliament, a liberal moreover;
• Before my consultations with ministers Lleshi and Vc Minister Rovena Voda, I visited the border facilities at Rinas Airport. After this press conference I will meet officials of the state police and border police;
• The main theme of my visit is illegal migration from Albania to as well as through the Netherlands;
• My goal is to stop this illegal migration, working closely with the Albanian authorities;
• Fortunately, our cooperation is excellent, at every level. I am grateful for this and I want to express my sincere appreciation for all the efforts of the Albanian authorities to prevent illegal migration to the European Union, including The Netherlands. For example through improved border controls, both in and out of the country, and by raising awareness by conducting information campaigns aimed at potential migrants;
• Raising awareness among citizens is extremely important because illegal migration has far-reaching consequences. Illegal migrants run the risk of being exploited during their journey and incurring financial debts due to human smuggling practices;
• In addition, the circumstances in which migrants aim to illegally cross the Canal from Dutch seaports to the United Kingdom, are often intensely degrading and extremely dangerous.
• Last September, 18 migrants were barely freed from a sealed refrigerated container in the port of Rotterdam. These migrants only saw the inside of the container, but had no idea where they were exactly. Eventually, the emergency services were able to trace the location using the GPS data from a mobile phone. As in any harbor, many thousands of containers were piled up at this location. Only with special equipment and a good dose of luck, these people were released in the nick of time. But it’s easy to see how this situation could be fatal.
• It is our joint responsibility to protect Albanian citizens from making choices that often lead to this kind of inhumane circumstances; either clinging to the axle of a truck for miles on end, or tucked away in a narrow, airtight space in the back of a truck. Poor choices that are irreversible at worst. And it’s no less than a bitter observation, but children and pregnant women are certainly no exception;
• This must be stopped. I believe Albania owes that to its citizens;
• Therefore, my message to Albanian citizens who plan to come to the Netherlands is twofold and crystal clear.
• First, there is absolutely no chance of getting asylum. And in case an individual does not voluntarily return to Albania, forced return comes into play, which includes administrative detention;
• And second, for those who only even slightly consider to illegally cross the Canal from Dutch sea ports to the United Kingdom: any attempt to illegally cross the Channel leads to a one-way ticket to Albania and a two-year Schengen-entry ban;
• A speedy return is indeed guaranteed: the Netherlands and Albania have an excellent return cooperation;
• Nevertheless, the number of illegal Albanians in the Dutch sea ports, who try to illegally cross over to The United Kingdom as stowaways, remains high. Albanians make up more than half of the migrants who make this attempt. Virtually all illegal migrants are  caught and arrested on the Dutch side of the Canal;
• And for the few who do make it across: on the other side our British colleagues are waiting;
• The increasing number of arrests is partly due to extra measures The Netherlands has taken;
• The presence and controls of the Royal Netherlands Marechaussee and the Seaport Police have been intensified. The same goes for supervision by the aliens police in and around the port areas.
• Border control is supported by the deployment of specially trained migration dogs and the deployment of a helicopter and camera systems;
• The police also carries out special checks on illegal migration further inland, including on parking lots known to be used by stowaways who climb in and under trucks;
• In doing so, we closely cooperate with our Belgian and British colleagues to combat illegal migration and human smuggling;
• In addition to the high number illegal migrants in our ports, who try to illegally cross over to The United Kingdom as stowaways, the number of Albanian citizens applying for asylum in the Netherlands rose slightly again last year;
• These are zero chance asylum applications. In 2018 virtually all asylum applications by Albanian citizens were turned down. After all, Albania is classified as a safe country. Poverty or lack of confidence in the future is no ground for asylum;
• Asylum application from citizens of safe countries of origin are processed with priority, after which the individual concerned is quickly sent back. Even in the case of an appeal the whole procedure can be finalized within 8 weeks.
• Again, I would like to thank minister Lleshi and deputy minister Rovena and I’m looking forward to continue our excellent return cooperation.

Press Statement Albanian

• Në emër të delegacionit tim, dëshiroj të falenderoj Minsitrin Lleshi dhe Zv Ministren Rovena Voda për pritjen e mrekullueshme sot;

• Kjo është vizita ime e parë në këtë vend të bukur, të cilin shumë nga bashkëatdhetarët e mij e njohin nëpërmjet misionit paqeruajtës të të famshmit Majorit Tomson, pak pas shpalljes së pavarësisë suaj në 1914. Sigurisht që për disa prej anëtarëve të delegacionit dhe për mua, misioni i Tomosonit është një apel i veçantë. Njësoj si dhe Brigadier Gjeneral Marty Messerschmidt, Tomsoni ishte një oficer i lartë i xhandarmërisë sonë, Policisë Mbretërore të Hollandës. Por edhe si unë, Tomsoni ishte një ish anëtar i parlamentit, për më tepër një liberal;

• Përpara konsultimeve me Ministrin Lleshi dhe Zv Ministren Rovena Voda, unë pata mundësinë të vizitoj vijën kufitare në aeroportin e Rinasit. Pas kësaj konference për shtyp unë do të takohem me zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe Policisë Kufitare;

• Tema kryesore e vizitës sime është emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria dhe kalimi i paligjshëm nëpërmjet Hollandës.

• Qëllimi im është të ndaloj këtë emigracion të paligjshëm, duke punuar ngushtësisht me autoritetet shqiptare;

• Për fat të mirë, bashkëpunimi ynë deri tani ka qënë i shkëlqyer në çdo nivel. Unë jam mirënjohës për këtë dhe dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për të gjitha përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për të parandaluar emigacionin e paligjshëm drejt Bashkimit Europian, duke përfshirë këtu edhe Hollandën. Për shembull, nëpërmjet kontrolleve më të forta kufitare, si brenda dhe jashtë vendit, duke rritur ndërgjegjësimin përmes kryerjes së fushatave të ndërgjegjësimit që targetojnë emigrantët potencialë;

• Të rritësh ndërgjegjësimin e qytetarëve është jashtëzakonisht e rëndësishme, për shkak se emigracioni i paligjshëm ka pasoja të shumëfishta. Emigrantët e paligjshëm kanë rrezikun që të shfrytëzohen gjatë udhëtimit të tyre dhe të hasin në detyrime financaire për shkak të praktikave të trafikimit të qënieve njerëzore.

• Për më tepër, rrethanat në të cilat emigrantët synojnë të kapërcejnë në mënyrë të paligjshme Kanalin nga porti i Rotterdamit drejt Mbretërisë së Bashkuar janë shpesh herë tejet denigruese dhe shume te rrezikshme.

• Shtatorin e kaluar, 18 emigrantë u nxorën për fat në kohë nga një kontenier frigoriferik i mbyllur në portin e Rotterdamit. Këta emigrantë kanë parë vetëm muret e brendshme të konteneirit, dhe nuk e kishin idenë se ku ishin saktësisht. Fatmirësisht, shërbimi i urgjencës patën mundësinë ta gjurmonin vendndodhjen duke përdorur të dhëna GPS nga celulari. Sikundër në cdo port, me mijra kontenierë ngarkohen njëri mbi tjetrin në atë vendndodhje. Vëtëm falë pajisjeve special dhe një doze të mirë fati, këta njerëz u nxorrën në limtet e mundshme të kohës. Por është e thjeshtë për të imagjinuar se si kjo situatë mund të kishte qënë fatale.

• Ne duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur qytetarët Shqiptarë për të mos bërë zgjedhje që shpesh të cojnë në këto rrethana cnjerëzore; Ose duke u kacavjerrë në aksin e një kamioni për kilometra të tëra, ose të shtypur në një pjesë të ngushtë pa ajrosje në fund të kamionit. Jetët e këtyre njerëzve janë në rrezik. Dhe ajo që e bën këtë observim edhe më të dhimbshme është fakti që gratë shtatzana apo edhe fëmijët nuk bëjnë përjashtim nga kjo;

• Kjo duhet të marrë fund; Une besoj se Shqiperia i detyrohet kaq qytetarëve të vet;

• Prandaj, mesazhi im për qytetarët shqiptarë që planfikojnë të vijnë në Hollandë është shumë i qartë.

• Së pari, nuk ka asnjë shans për të marrë azil. Edhe nëse dikush nuk kthehet në mënyrë vullnetare në Shqipëri, atëhere do të ketë rikthim të detyruar, që përfshin edhe ndalimin administrativ;

• Së dyti, për ata të cilët edhe fare përciptazi ju shkon në mendje që të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin nga porti i Rotterdamit për në Mbretërinë e Bashkuar: çdo përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin të çon në një biletë vetëm vajtje në Shqipëri dhe një ndalim për të hyrë në zonën Shengen për dy vjet;

• Një rikthim i shpejtë është pa dyshim i garantuar: Hollanda dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të shkëlqyer për riatdhesimin/rikthimin;

• Megjithatë, numri i shqiptarëve të paligjshëm në portet detare hollandeze, të cilët përpiqen të kalojnë ilegalisht për në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur, mbetet i lartë. Shqiptarët përbëjnë më shumë se gjysmën e emigrantëve të cilët bëjnë përpjekje të tilla. Përpjekje të tilla janë të pashpresa. Natyrisht, të gjithë emigrantët janë kapur dhe arrestuar nga pjesa hollandeze e Kanalit;

• Dhe për ata pak që arrijnë të kalojnë në anën tjetër: kolegët tanë britanikë janë në pritje nga ajo anë;

• Numri në rritje i arrestimeve është pjesërisht për shkak të masava ekstra që ka ndërmarrë Hollanda;

• Prezenca dhe kontrollet e Xhandarmërisë Mbretërore Hollandeze dhe Policisë Portuale janë intensifikuar. E njëjta gjë vlen për mbikqyrjen nga ana e policisë që merret me të huajt brenda dhe përqark ambjenteve të portit.

• Kontrolli i kufirit është i mbështetur nga përdorimi i qenve të emigracionit të cilët janë të trajnuar në mënyrë specifike, vënia në dispozicion e një helikopteri dhe sistemeve të kamerave;

• Gjithashtu policia ndërmerr kontrolle të veçanta mbi emigracionin e paligjshëm edhe në pjesën tokësore, duke përfshirë vend-parkime të njohura për përdorimin nga ana e klandestinëve që fshihen për të kapërcyer brenda apo fshehur poshtë kamionëve;

• Për ta bërë këtë, ne bashkëpunojmë ngushtësisht me kolegët tanë belgë dhe britanikë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qënieve njerëzore;

• Përvec numrit të lartë të emigrantëve të paligjshëm në portet tona, të cilët përpiqen që në mënyrë të paligjshme të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar si klandestine të fshehur nëpër kamiona, numri i shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar për azil në Hollandë është rritur sërisht vitin e kaluar.

• Këto përkufizojnë zero shans për aplikimet për azil. Në vitin 2018 të gjitha aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë janë refuzuar. Sepse Shqipëria cilësohet si një vend i sigurtë. Varfëria apo mungesa e shpresës nuk përbëjnë arsye për azil;

• Aplikimet për azil nga vendet e sigurta procedohen me prioritet, pas të cilit azil-kërkuesi kthehet shumë shpejt mbrapsht në vendin e tij të origjinës. Edhe në rastet e apelimit, e gjithë procedura mund të përfundojë brenda 8 javësh.

• Sërisht, unë dëshiroj të falenderoj Ministrin Lleshi dhe Zv Ministren Rovena Voda dhe pres me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh.

Press Release Albanian

Ministri hollandez për Azilin dhe Migracionin, Mark Harbers, vizitoi sot Shqipërinë në kuadër të luftës kundër emigracionit të paligjshëm në Hollandë dhe në Bashkimin Europian.

Ministri Harbers shprehu vlerësimet e tij të sinqerta për rritjen e fokusit nga pala Shqiptare drejt parandalimit të emigracionit të pakontrolluar dhe të paligjshëm drejt Bashkimit Europian, duke përfshirë këtu edhe Hollandën. Për më tepër, ai theksoi se bashkëpunimi i ndërsjelltë midis autoriteteve hollandeze dhe shqiptare është i shkëlqyer dhe vazhdon të zhvillohet edhe më tej.

Për fat të keq, bashkëpunimi i ndërsjelltë për riatdhesimin është akoma i nevojshem. Numri i aplikimeve të nënshtesave shqiptarë për azil është ende shumë i lartë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për numrin e klandestinëve shqiptarë që përpiqen të kalojnë në mënyre të paligjshme Kanalin nga porti i Rotterdamit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Emigratët e paligjshëm të mundshëm nga Shqipëria duhet të ndërgjegjësohen për kërcënimet, rreziqet financiare dhe faktin se përpjekja e tyre ka zero shanse për sukses.

Shtatorin e kaluar, 18 emigrantë u nxorën për fat në kohë nga një kontenier frigoriferik i mbyllur në portin e Rotterdamit. Këta emigrantë kanë parë vetëm muret e brendshme të kontenierit, dhe nuk e kishin idenë se ku ishin saktësisht. Fatmirësisht, shërbimi i urgjencës patën mundësinë ta gjurmonin vendndodhjen duke përdorur të dhënat GPS nga celulari. Sikundër në çdo port, me mijëra kontenierë ngarkohen njëri mbi tjetrin në atë vend. Vetëm falë pajisjeve speciale dhe një doze të mirë fati, këta njerëz u nxorrën në limitet e mundshme të kohës. Por është e thjeshtë për të imagjinuar se si kjo situatë mund të kishte qënë fatale.

Ministri Habers: "Ne duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur qytetarët shqiptarë për të mos bërë zgjedhje që shpesh të çojnë në këto rrethana çnjerëzore; Ose duke u kacavjerrë në aksin e një kamioni për kilometra të tëra, ose të shtypur në një pjesë të ngushtë pa ajrosje në fund të një kamioni. Këto janë zgjedhje të këqia dhe në rastin më të keq edhe të pakthyeshme. Dhe nuk është një vëzhgim më pak i hidhur, por fëmijët dhe gratë shtatzëna sigurisht nuk bëjnë përjashtim. Kjo gjë duhet të marrë fund! Unë besoj se Shqipëria ju detyrohet kaq qytetarëve të vet. Mesazhi im për qytetarët shqiptarë, të cilët planifikojnë të vijnë në Hollandë është shumë i qartë: nuk ka absolutisht fare shanse azili. Dhe nëse dikush nuk do të kthehet vullnetarisht në Shqipëri, atëherë do të përdoret kthimi i detyruar. Kjo përfshin edhe ndalimin administrativ. Dhe për ata që e konsiderojnë edhe për një sekondë kalimin e paligjshëm përmes Kanalit nga porti i Rotterdamit drejt Mbretërisë së Bashkuar; çdo përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin të çon në një biletë vetëm kthimi në Shqipëri dhe një ndalim për të hyrë në zonën Shengen për dy vjet."

Numri i qytetarëve shqiptarë që aplikojnë për azil në Hollandë është rritur dukshëm në vitin e fundit. Në 2018, absolutisht të gjitha aplikimet për azil nga qytetarët shqiptarë janë refuzuar. Sigurisht, Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurtë. Varfëria apo mungesa e shpresës nuk përbëjnë në asnjë mënyrë arsye për të marrë azil. Aplikimet për azil nga vendet e sigurta procedohen me prioritet, pas të cilit azil-kërkuesi kthehet shumë shpejt mbrapsht në vendin e tij të origjinës. Edhe në rastet e apelimit, e gjithë procedura mund të përfundojë brenda 8 javësh.

Numri i arrestimeve të emigrantëve të paligjshëm në portin e Rotterdamit, të cilët përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar si klandestine të fshehur është ende i lartë. Më shumë se gjysma e këtij grupi përbëhet nga nënshtetas shqiptarë. Absolutisht të gjithë emigrantët e paligjshëm janë kapur dhe arrestuar në pjesën hollandeze të Kanalit. Kjo i detyrohet pjesërisht masave ekstra që ka marrë Hollanda. Prezenca dhe kontrollet e shërbimeve të kontrollit kufitar hollandez janë intensifikuar dhe mbështetur nga vënia në dispozicion e qenve të emigracionit të trajnuar në mënyrë të specializuar si dhe vënia në dispozicion e një helikopteri. Policia gjithashtu ndërmerr kontrolle të veçanta për emigracionin e paligjshëm në pjesën tokësore, duke përfshirë vend-parkime të njohura për përdorimin nga ana e klandestinëve që fshihen për të kapërcyer brenda apo fshehur poshtë kamionëve.